Bilall Sherifi: Me të tjerë fitojnë vota, me të tjerë ndajnë pushtetin (Video)

Në intervistën “Saktë”, këtë javë i ftuar ishte Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nisma për Kosovën.

Sherifi foli për ofertën e Glauk Konjufcës për krijimin e nje fronti opozitar dhe cilat kanë qenë kushtet e Nismës dhe AAK-së.

Ai ka thënë se PDK-ja ka një numër të madh të ministrave pa bazë elektorale dhe se Partia Demokratike me të tjerë njerëz fiton votat dhe me të tjerë ndan pushtetin.

Sherifi i ka quajtur disa persona në PDK fasada. Ai u shpreh se ka disa “shokë” në PDK të cilët do të bien në gropën që u munduan ti bëjnë Fatmir Limajt dhe poashtu ka folur për akuzat ndaj të parit të Nismas.

Cili është mendimi i tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, a është Nisma reformë e re e PDK-së, çfarë mendon NISMA pë rata që u shkuan në Vetëvendosje dhe si do ta luftojë Nisma për Kosovën korrupsionin?

Ndiqni sonte nga ora 22:00, intervistën “Saktë”, në televizionin First Channel në bashkëpunim me portalin Saktë.net.

Temat
LajmeVend

Të afërta