Amerika ul buxhetin e UNMIK-ut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe po planifikojnë që t’i ulin buxhetin misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), rrjedhimisht duke ndikuar në uljen e stafit.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se muajin e ardhshëm OKB do të vendosë për buxhetin për 12 muajt e ardhshëm të UNMIK-ut në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ky buxhet është propozuar të zvogëlohet për 3.5 milionë dollarë, duke reduktuar 20 vende pune.

Për punën e UNMIK-ut në Kosovë, në bazë të projekt-buxhetit, këtë vit do të ndahen rreth tre milionë e gjysmë dollarë më pak, dhe Amerika dhe Britania po kërkojnë që të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të misionit.

Për punën e UNMIK-ut, nga 1 korriku 2016 deri më 30 qershor 2017, në bazë të projekt-buxhetit, janë planifikuar 36.5 milionë dollarë, dhe për këtë do të vendoset muajin e ardhshëm në Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vitin e kaluar UNMIK-ut i ishte miratuar buxheti për 388 punëtor, duke përfshirë 372 civilë dhe 16 oficerë të uniformuar (tetë policë dhe tetë ushtarë).

Kosova vazhdimisht ka kërkuar që ky mision i Kombeve të Bashkuara në Kosovë të përfundojë, pasi më është i panevojshëm.

Në anën tjetër Serbia kërkon që UNMIK të vazhdojë misionin, duke e llogaritur si partner të rëndësishëm. /lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta