Zymberi-Opozitës Shqiptare: Boll me vjersha, kapni punët në dorë (Video)

Ish deputeti Abedin Zymberi mbrëmë në televizionin Tv21, në emisionin ClickPlus me Anita Latifin, ka kritikuar LR-PDSH-në, Lëvizjen Besa dhe Unitetin e Gëzim Ostrenit, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Vetëm po recitojmë vjersha. Nga një protestë keni ba dhe hajde shkojmë tek shpija. Maqedonët protestojnë për 1 muj dhe askujt asgjë. Ju e zhvilloni garën në mes vete dhe gjuheni nëpër rrjetet sociale. Uleni dhe bisedoni në mes vete. Këshillat dhe Aleancat tuaja janë hajgare. Krijoni këshillin e përbashkët. Kjo gjendja juaj i konvenon pushtetit dhe PDSH-së.” tha ish deputeti Zymberi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta