Nuk mund të besoni se çka zbuloi “Lajm” për deputetët e BDI-së në Kuvend!

Në mbledhjen kuvendore të 18 janarit të këtij viti, në të cilën është miratuar vendimi i kontestuar për shpërndarje të prolonguar të Kuvendit (fillimisht më 24 shkurt e pastaj më 7 prill), “PËR” kanë votuar 72 deputetë, kurse “Kundër” vetëm një.
Portali “libertas”, rikujton se për shpërndarjen e Kuvendit, ka votuar edhe deputeti Talat Xhaferi, i cili dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për kontestim të vendimit që vetë e ka votuar.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të finalizohet javën e ardhshme, parashtrohet pyetja logjike për përgjegjësinë e deputetëve që e kanë shkelur Kushtetutën.

Ndryshe, përveç Talat Xhaferit, vendimin e gjykatës e kanë përkrahur edhe 15 deputetë tjerë të BDI-së, si dhe partneri i tyre në koalicion qeveritar, Amdi Bajram.

Deputeti i vetëm që ka votuar “kundër”, ka qenë Zulfi Adili nga UNITETI.
Më poshtë ju sjellim emrat e deputetëve të BDI-së, që kanë votuar vendimin tashmë të kontestuar, duke mos u turpëruar madje ta paraqesin si fitore anulimin e vendimit të tyre nga gjykata kushtetuese.

XHEVAT ADEMI, NORA ALITI, ARTAN GRUBI, KALTRINA AZIZI, REXHAIL ISMAILI, RAMIZ MERKO, VJOLLCA NUREDINI-MEHMETI, MIRSADA EMINI-ASANI, EJUP RUSTEMI, SELVIJE SALIU, JAMIN SINANI, SHPRESA HADRI, MUSA IBRAIMI, TALAT XHAFERI, MIRVAN XHEMAILI, AMDI BAJRAM

Temat
LajmeRajon

Të afërta