Hahn: Pa demarkacionin s’ka viza

Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua kategorikisht nga liderët e opozitës.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka arritur t’i bëjë bashkë të martën liderët e pozitës dhe të opozitës në Kosovë.
Me ftesë të Hahn-it për herë të parë u ulën në një tavolinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”.
Komisionari i BE-së mblodhi liderët e partive politike për t’ua bërë të qartë se duhet të ketë një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.
Madje, për këtë të fundit Hahn ua bëri të qartë se pa ratifikimin e saj nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, liderët opozitarë nuk kanë pranuar asnjë zgjidhje, por kanë kërkuan zhbërjen e këtyre marrëveshjeve.
Në këtë takim, siç mëson gazeta “Zëri” nga burimet e veta, kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua nga liderët e opozitës.

Temat
LajmeVend

Të afërta