Hahn pas vizitës në Kosovë takon Vuçiqin në Beograd

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, u takua sot në Beograd me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

“Me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn biseduam për vazhdimin e punës serioze dhe të përgjegjshme për të përshpejtuar integrimin e Serbisë në BE dhe për bashkëpunim rajonal”, ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter, Aleksandër Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Më parë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë për Tanjug se pasdite Hahn do të vizitoj Beogradin dhe do të ketë një “takim të shpejt” me Kryeministrin serb.

Han vizitoi Beogradin pas vizitës së që kishte në Kosovë ku u takua me udhëheqësit e vendit dhe me ata të opozitës. /Indeksonline/

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta