Zvicra mban shpresat te Shaqiri për “Euro 2016”

Në Zvicër mbajnë ende shpresa se Xherdan Shaqiri mund ta shtyjë përpara përfaqësuesen në kampionatin evropian “Franca 2016”, ndonëse në këto vitet e fundit është përballur me probleme të natyrave të ndryshme.

“Ai pati një zhvillim në Basel, stagnoi në Bayern Muenchen dhe ka zhgënjyer në Inter para se të transferohej te Stoke City. Por, ende në Zvicër kanë shpresë se mbi shpatullat e tij do të bartet pesha e lojës”, shkruan “20min.ch.

Pos problemeve me klube, siç shkruan uebfaqja zvicerane, është përballur edhe me probleme fizike. Edhe për trajnerin e Sionit, Didier Tholot, Shaqiri mund ta ndihmojë shumë Zvicrën.

“Shaqiri mund të shënojë gola. Por, ai është edhe një asistues i mirë”, ka thënë Tholot që beson fuqishëm se Shaqiri ashtu edhe Breel Embolo mund ta ndihmojnë Zvicrën ta kalojë grupin ku gjenden edhe Franca, Rumania dhe Shqipëria.

Temat
Sport

Të afërta