Si u organizua vrasja ndaj Qamil Shabanit në burgun e Dubravës? (DOKUEMNTE)

Përkundër rrezikshmërisë së lartë kundrejt tij ndaj publikimit të dëshmive të tij për vrasjet e porositura në burg , ky person i dënuar (emër i njohur për redaksinë) ka sjellur dëshmitë e tij për portalin parrotlla, duke treguar rrezikshmërinë e lartë të këtij grupi për organizimin dhe kryerjen e vrasjeve.

Sipas këtyre dëshmive, në vitin 2009 atë (emër i njohur për redaksinë) e viziton F. Sh në burgun e Dubravës dhe ka kërkuar nga ai që ta helmojë Qamil Shabanin, i njohur edhe si “Qorri”. Vrasja do të kryhej në këmbim me 20 mijë euro.

Personi me inicialin F. , i cili kishte vizituar këtë të dënuar në burgun e Dubravës, kishte deklaruar se vrasjen e kishte porositur Florimi dhe se prapa tij qëndrojnë disa biznesmenë.

Marrëveshja ishte që helmi të sillej i kamufluar në një shishe të pikave të syrit.

Emri i njohur për redaksinë i kishte kërkuar personit F.Sh që personi tjetër poashtu me inicialin F. ta vizitonte personalisht atë në burg. Nga droja se mund të hetohej lehtë nga policia dhe nga stafi i burgut të Dubravës, ai kishte hezituar ta pranonte këtë ofertë vrasjeje.

Megjithkëtë, personi F. e kishte siguruar paraprakisht atë se nuk kishte pse të frikësohej për një akt të tillë, pasi që ai do ta gëzonte përkrahjen e policisë dhe stafit të burgut.

Pas dy ditësh, personi F. ia kishte sjellur një pako me gjëra të ndryshme, ku ndër tjerash ishte edhe helmi me një shishe të pikave të syrit, e që me këtë planifikohej vrasja.

Dhe, ky ishte momenti, kur ky person (emër i njohur për redaksinë) u tërhoq nga vendimi për vrasjen e Qamil Shabanit. Sipas tij, qëllimi i këtij personi të dënuar (emër i njohur për redaksinë) ishte që të arrinte deri të bindja se këta persona vërtet donin ta kryenin këtë vrasje dhe se nuk po talleshin.

Pas disa ditësh ky person ia kishte rrëfyer ngjarjen të shënjestruarit për tentimvrasjen ndaj tij përmes një helmi.

Menjëherë pas kësaj, ishte njoftuar edhe drejtoria e burgut, gjegjësisht Astrit Blakaj, por jo nga ky person, nga dikush tjetër brenda burgut.

Sipas dëshmisë së tij, së fundmi ka patur ndryshime në udhëheqësinë e burgut të Dubravës, ku në krye kanë ardhur disa pjesëtarë të një partie politike në Kosovë, e cila sipas tij dëmtohet shumë nga kjo dëshmi e dokumentuar.

Portali parrotlla.net do të ju mbajë të lidhur me informacione dhe dëshmi të tjera mbi vepra të llojit të njejtë./parrotlla.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta