Me kalimin e viteve lëkura jonë shfaq dhe shenjat e para të rrudhave kjo për shkak të zgjatjes që ajo pëson. Lëkura jonë duhet të zgjatet. Pra, sa herë që dalim në rreze të diellit, bëjmë ndonjë fytyrë të çuditshme, qeshim, i tërheqim buzët apo i lëvizim vetullat, lëkura jonë zgjatet dhe gjithmonë shkaktohen disa vija të vogla, që formohen në sipërfaqe.
Vitet bëjnë që lëkurës ti humbasë kolagjeni, elasticiteti, yndyra dhe vajrat, përbërës të cilët bëjnë që lëkura jonë të jetë më e zbutur, ose më pak e thatë. Kësisoj në lëkurën tonë fillojnë të shfaqen rrudhat, që, me kalimin e viteve, bëhen më të dukshme, megjithatë, kujdesi për lëkurën mund ta shtyjë kohën e fillimit të shfaqjes së tyre, pa marrë parasysh moshën.
Temat
Shëndet