Pedro i lumtur me kalimin te Chelsea

Anësori i Chelseat, Pedro, ka folur për objektivat e sezonit të ardhshëm dhe për transferimin e tij nga Barcelona te Chelsea.

Spanjolli ka thënë se nuk është penduar aspak për kalimin te Blutë, edhe pse londinezët nuk fituan asgjë këtë sezon dhe mbetën jashtë çdo gare evropiane.

“Jam i lumtur këtu dhe nuk jam penduar se kam vendosur t’i bashkohem Chelseat. Mezi po pres sezonin e ardhshëm të luftojmë për titullin e ligës, që do të jetë një arritje e madhe për mua”.

“Por, duhet të lëmë pas sezonin jo të mirë që shkoi dhe të dërgojmë klubin aty ku e meriton”, ka thënë Pedo për Evening Standard.

Temat
BotëSport

Të afërta