Noka: Pajisja e përgjimit përbën skandal madhor

Ka filluar sot mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Në fjalën e tij, nënkryetari Flamur Noka ka folur për pajisjen e përgjimit.

Noka tha se “pajisja e përgjimit përbën skandal madhor dhe cenon sigurinë”. Sipas tij, kjo pajisje përgjon edhe me telefon fikur.

“Kërkesa jonë për dëgjesë për përgjimet është konform ligjit. pajisja ka kushtuar 800 mijë euro dhe është futur në mënyrë ilegale”, ka vijuar ai.

Noka ka shtuar se edhe “ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri, ka pranuar për ekzistencën e kësaj pajisjeje”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta