Maqedoni – Nisma për shqyrtimin e shpërndarjes së Kuvendit nesër para Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë nesër do të shqyrtojë iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim me qëllim vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e kuvendit.
Ky hap i Kushtetueses është marrë në mënyrë të përshpejtuar, pasi që iniciativën e saj BDI e dorëzoi një ditë më parë.

Iniciativat e saj BDI i sheh si të vetmen mënyrë ligjore që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, kurse nëse realizohet ky hap, Kuvendi duhet të mblidhet sërish, vendim ky i patjetërsueshëm që vendi të dalë nga kriza politike.

Temat
LajmeRajon

Të afërta