Autoritetet në Iran kanë arrestuar tetë persona, të cilët punojnë nëpër agjencitë e modelimit në internet, pasi që sipas prokurorit konsiderohet anti-islamike.
Arrestimet kanë rezultuar nga një operacion, në të cilin shënjestër kanë qenë gratë pa shami, të cilat kanë postuar fotografi në instagram apo rrjete të tjera sociale.
Një gjë e tillë është e dënueshme me ligj, për shkak se që nga viti 1979 në Iran, mbulesa është obligative.
Hetuesit kanë identifikuar 170 persona, të cilët merren me modelim online, ndaj të cilëve pritet të ndërmerren masa.
Fotografitë e publikuara konsiderohen kërcënim ndaj moralit dhe themelit të familjes, pasi që sipas tyre, përhapin kulturë jo morale, raporton BBC, transmeton KosovaPress.