Hahn: Të shmangen emërimet politike të njerëzve që bien ndesh me ligjin

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn si dhe kryeministri Isa Mustafa kanë thënë të martën në një konferencë për media se njerëzit të cilët bien ndesh me ligjin nuk duhet të jenë pjesë e politikës.

Komisionieri Hahn tha se në rastin e sundimit të ligjit ka shumë elemente që japin imazhin e përgjithshëm të një vendi.

Ai tha se duhet shmangur emërimet politike të njerëzve që bien ndesh me ligjin.

Komisioneri evropian po ashtu tha se punësimet në gjyqësor duhet të bëhen në bazë të kualifikimeve të duhura.

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se do të përkrahë çdo iniciativë në mënyrë që autoriteti i Parlamentit të fuqizohet.

Ai tha se problemet e shkeljes së ligjit po ndodhin brenda Parlamentit dhe në këtë drejtim sipas tij duhet reforma.

Mustafa tha se njerëzit në parlament nuk duhet të kenë probleme me ligjin, por duhet të jetë institucioni më i besueshëm. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta