Getoari bën një urim special për ditëlindjen e Marinës

Prezantuesja sexy Marina Vjollca, ka sot ditëlindjen.

Vetëm pak sekonda kishin kaluar nga mesnata kur Getoar Selimi zgjodhi të ishte i pari të uronte atë që e quan dashurinë e jetës së tij, bukuroshen Marina Vjollca.

Në llogarinë e tij personale në Instagram, ai ka publikuar një fotografi teksa shihet në përqafim të Marinës, duke zgjedhur fjalë mjaft të ngrohta, transmeton Telegrafi.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime, gjithçka e imja”, shkruan Getoari përbri fotografisë në Instagram.

Kujtojmë se së bashku me çiftin në pushime kanë shkuar edhe vjehrra dhe motra e ‘nuses’ së Getit. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta