Zhbogar: Liberalizimi pas ratifikimit të demarkacionit

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, përfaqësuesi i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se ky takim është shenjë e fuqishme e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës.

Poashtu ai ka theksuar se Marrëveshja e Stabilizim Asoccimit, lejon që Kosova t’i bashkohet rajonit, është mjet që duhet përdorur por puna e mirëfilltë fillon tani për të krijuar një mjedis ku mund të ketë investime të huaja dhe prodhime më të mira, raporton Indeksonline.

“Kjo marrëveshje nëse përdoret në mënyrë efikase nxit zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë Zhbogar.
Ndërsa ai theksuar se baza e prodhimit në Kosovë është ende e vogël që ti mundësoj Kosovës të ketë përfitime.
“Kosova duhet të forcoj tregun e saj dhe të siguroj stabilitet të institucioneve”, ka thënë Zhbogar.

Gjithashtu ai ka theksuar se javëve të kaluara janë parë aksione të Policisë dhe EULEX-it për të luftuar krimin si dhe janë përshpejtuar punët për luftimin e korrupsionit.

“Ne jemi të gatshëm të sigurojmë mbështetjen e vazhdueshme nga EULEX për të luftuar këtë problem të Kosovës”, ka thënë Zhbogar.

Ndërsa udhëtimi pa viza është synim dhe vendim i Komisionit Evropian që është provë konkrete për punën e madhe që kanë bërë institucionet e Kosovës ne këtë drejtim dhe Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka përfunduar Zhbogar./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta