Veseli: Sa i përket korrupsionit nuk ka vetëm fjalë por edhe vepra

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë mbajtjes së mbledhjes së parë të Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, ka theksuar se Kosova dhe Kuvendi i Kosovës u janë shumë mirënjohës Komisionit Evropian për gjithçka që kanë bërë për Kosovën me një punë të jashtëzakonshme.

Ndër të tjerash Veseli ka theksuar se Komisioni Evropian ka arritur që të gëzojë një popull të tërë për faktin se ju jeni ata zyrtar që më së shumti e keni përkrah agjenden e kosovës drejt be
“Pas 17 shkurtit 2008 MSA ëahtë ngjarja më e rëndësishme dhe falënderoj opozitën që është prezente në kuvend sot”, ka shtuar kryetari Veseli, raporton Indeksonline.

Poashtu ai ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e të gjitha kritereve të BE-së.
“Jemi të përkushtuar të punojmë në rrugëtimin për BE sidomos sa i përket korrupsionit dhe nuk ka vetëm fjalë por edhe vepra”, ka vazhduar Veseli.

Ndërsa ka theksuar se pritet që sa më shpejt të kemi liberalizim të vizave për qytetarët
“Komisioni Parlamentar i Kosovës së bashkë me atë të BE-së, do të punojmë për të dëshmuar se Kosova e meriton integrimin për në BE”, ka përfunduar Veseli./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta