Thaçi: Njerëzit e dënuar nuk kanë vend në politikë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në presidencë delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët do të qëndrojnë në Kosovë për të marr pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë ku do të diskutohet për marrëveshjen e stabilizim-asociimit.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se vizita e tyre është hap i ri dhe hapje e një kapitulli evropian për Kosovën.

“Mund të themi se muajt e parë të këtij viti kanë qenë evropian për Kosovën, falënderoj eurodeputetët për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës. Do ti kryejmë të gjitha obligimet tona që liberalizimi të bëhet sa më shpejt dhe qytetarët të lëvizin lirshëm”, ka thënë Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se do të punojnë edhe për implementimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Do të inicioj hartimin e një kodi që nuk do të lejoj njerëz të dënuar në skenën politike dhe as në institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Me rëndësi është të vazhdoj implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel. Unë do të inicioj një kod për spektrin politik që në zgjedhjet e ardhshme asnjë parti politike mos të përfshij njerëz me aktakuza apo që janë të dënuar. Do të ishte me interes për gjithë spektrin politik që kjo të ndodhë dhe sipas kontakteve që kam pasur më të gjithë, ata janë të interesuar që kjo të ndodhë”, ka thënë Thaçi pas takimit me deputetet e Komisionit Parlamentar Evropian.

Ai ka shtuar se që është i interesuar që as në qeveri, kuvend apo institucione mos të ketë njerëz të dënuar.

“Kemi identifikuar mangësi dhe boshllëqe në sistemin prokurorial, gjyqësor dhe qendra korrektuese, prandaj vlerësoj se Kosova ka kodin penal më të mirin në rajon, por këtë ndryshimet do ta bëjnë më të mire dhe më funksional”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta