Skivi vjen me “trileqe”

Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme, Skivi ka vendosur të vijë me një projekt solo.

Burime të Telegrafit brenda labelit “Babastars”, mësojnë se kënga e re e reperit të njohur mban titullin “Trileqe”.

Skivi ka përfunduar tashmë me realizimin e këngës ndërsa pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër të përfundojnë edhe xhirimet e videoklipit.

Kujtojmë se me të njëjtin titull gjatë muajit shkurt erdhën edhe Fjolla Morina dhe reperi Elinel duke arritur më shumë gjashtë milion klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta