Shukri Xhelili në burg, gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë

Ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë është shoqëruar nga policia në burg pas një vendimi të gjykatës.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg” për shtetasin Shukri Xhelili, kryetar i Bashkisë Dibër deri para pak ditësh, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit./TopChannel/

Temat
LajmeRajon

Të afërta