Nenad Rashiq ankohet për implementimin e marrëveshjeve të Brukselit

Kryetar i Listës së Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë sot në Kuvend se zhbërja e mbrojtjes civile dhe heqja e barrikadave janë disa pika të dialogut në Bruksel.

“Kemi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në veri të Mitrovicës ku u mbajtën zgjedhjet. Zhbërja e mbrojtjes civile dhe heqja e barrikadave janë disa pika të dialogut në Bruksel. Të gjitha marrëveshjet që janë në letër e që kanë mbet aty kanë një vonesë për implementim. Shembull kanë kaluar gjashtë vite derisa marrëveshja për njohjen e diplomave ka hyrë në fuqi”, ka thënë Rashiq.

Këto deklarata ai i bëri në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta