Mustafa: Liberalizimi i vizave do të ndihmoj integrimin më të lehtë në tregun evropian

Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka filluar një kapitull të ri të zhvillimit ekonomik.

“MSA-ja nënkupton më shumë stabilitet dhe integritet në rajon. Na nevojitet një energji e përbashkët sepse objektivat e vëna janë pro evropiane. Marrëdhëniet kontraktuare me BE-në do të ndihmojnë në dialogun politik, në forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen efiçencës së brendshme. Shtyllë e rëndësishme është rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave sepse do të ndihmoj në integrimin më të lehtë të tregut evropian”, ka thënë Mustafa./IndekOnline/

Temat
LajmeVend

Të afërta