Milivoje Mihajloviq: Mustafa po e pengon formimin e AKS-së

Deklarata e kryeministrit kosovar Isa Mustafa se “Prishtina do të shqyrtojë formatin e dialogut me Beogradin, është edhe një trik që të pengohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”.

Kështu ka thënë për RTS, Milivoje Mihajloviq.

“Nuk ka kthim të serbëve, nuk ka rezultate elementare kur bëhet fjalë për misionet ndërkombëtare. Mendoj se ka mjaft arsye për debat serioz nëse KB e BE do të nisin një presion serioz në Prishtinë që situata të stabilizohet”, ka thënë Mihailoviq, transmeton Koha.net

Ai ka theksuar se “është e qartë se me deklaratën e kryeministrit kosovar, me ato të politikanëve të tjerë dhe me protestat në Prishtinë, AKS sërish po vihet në fokus të interesimit të shqiptarëve dhe kjo është tema kryesore me qëllim që të largohet vëmendja e opinionit nga thelbi, e ai është Gjykata Speciale për krime lufte e cila duhet të formohet”.

Temat
LajmeVend

Të afërta