Ish gjyqtari i famshëm turk tenton vetëvrasjen live pasi u shpall kampion Besiktasi! (Video)

Ahmet Cakir, ish gjyqtari i njohur ndërkombëtar i futbollit, ka tentuar të vetëvritet në një emision të drejtpërdrejt televiziv të Beyaz TV.

E gjithë kjo, pasi ky i fundit kishte premtuar se në rast se skuadra e Besiktasit do të shpallet kampion, do të kryej vetëvrasje.

Besiktas mbrëmë u shpall kampion pas tetë viteve dhe natyrisht që gjyqtari ka mbajtur fjalën.

Ai ka sjell në studion televizive një gjarpër dhe e ka lidhur për qafe, duke u përpjekur që të vetëvritet.

Por, fatmirësisht gjarpri nuk ka qenë helmues dhe gjyqtari ka shpëtuar pa ndonjë pasojë.

Theksojmë se Besiktasit i është nevojitur një pikë në takimin e fundit, të cilën e fituan me rezultat 3:1 kundër Osmanlisporit.

Temat
BotëSport

Të afërta