Gjilan: Serbi dënohet me gjashtë muaj burg për marrje të ryshfetit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale marrje të ryshfetit.

Sipas Gjykatës Themelore, i akuzuari i ka kërkuar një personi 500 euro me qëllim të dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit.

Lexoni njoftimin e plotë të gjykatës:

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda dënon të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I akuzuari S. S. serb, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 23.08.2013 rreth orës 12:00 në Gjilan, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer një veprim në kundërshtimi me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që të dëmtuarit F. D. i ka kërkuar shumën prej 500 Euro, me qëllim të kalimit – dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit.

Trupi gjykues për këtë vepër e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim ka për të i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Temat
LajmeVend

Të afërta