E dashura e re e Cristiano Ronaldos (foto)

Në Portugali janë të sigurt, e dashura e re e Cristiano Ronaldos është Daniella Grace.

Modelja 25-vjeçare amerikane po shoqërohet me sulmuesin luzitan që prej disa muajsh dhe sipas gazetës “Correio da Manha” ata kanë arritur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre.

Daniella është e apasionuar pas sporteve të ndryshme dhe praktikon fitnesin, por nuk lë pas dore as serfin dhe garat snowboard.

E lindur në Kaliforni, ajo kalon shumë kohë mes Katalonjës dhe Italisë për shkak të angazhimeve profesionale.

 

 

 

 

Temat
Showbiz

Të afërta