Delawie për nder të Ditës Ndërkombëtare të LGBT- së ngrit flamurin e tyre në ambasadë (Video)

Sot Ambasadori amerikan në Kosovë Delawie, ka ngritur flamurin që përfaqëson komunitetin LGBT së bashku me atë amerikan.
Ai ka bërë këtë bashkim të flamujve për arsye se nesër është Dita Ndërkombëtare Kundër homofobisë dhe transfobisë, transmeton Indeksonline.

Delawie përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkuar se SHBA-të do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT, ai ka theksuar se qëllimi është që të gjithë të kenë drejta të barabarta.

“Sot , Ambasadori Delawie ngriti flamurin ylber, së bashku me flamurin amerikan, në njohjen të ditës së nesërme e cila përfaqëson Dita Ndërkombëtare Kundër homofobisë dhe transfobisë . Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të promovojnë mbrojtje për të drejtat e komunitetit LGBT si dhe do të punojmë për një qëllim të përbashkët, ai qëllim është për drejtësi dhe barazi për të gjithë njësoj. # IDAHOT2016”, shkruan Delawie. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta