Bardhyl Mahmuti: Kosovë, urime fitorja e Fatmir Limajt!

Përfaqësuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Londër, Bardhyl Mahmuti përmes një shkrimi të dërguar në Indeksonline ka uruar lirimin e Fatmir Limajt nga aktakuzat në rastin “Kleçka”.

Ai ndër të tjerash ka theksuar se shpallja e Fatmir Limajt të pafajshëm lidhur me rastin “Kleçka”, është fitore e madhe kombëtare, transmeton Indeksonline.

Ky është shkrimi i plotë:

Në kontekstin historik kur lufta e UÇK-së është shndërruar në akuzë permanente, vendimi i shkallës së prerë i Gjykatës së Apelit për të shpallur Fatmir Limaj të pafajshëm lidhur me rastin e ashtuquajtur “Kleçka”, është fitore e madhe kombëtare! Duke qenë në dijeni të plotë për vuajtjet e Fatmir Limajt, bashkëluftëtarëve të tij dhe të familjeve të tyre, pastërtia e luftës çlirimtare është grushti më i rëndë që u jepet qarqeve antishqiptare që montuan procese të njëpasnjëshme gjyqësore. Për këtë arsye, përtej vuajtjeve individuale dhe familjare, Fatmir Limaj i dhuroi edhe një fitore të madhe Kosovës. Faleminderit Fatmir!

Mbes me shprese se edhe proceset tjera të montuara kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfundojnë me ngadhënjimin e drejtësisë dhe shpalljen e pafajësisë së plotë të atyre që padrejtësisht mbahen në burgje!
Me respekt

Temat
LajmeVend

Të afërta