Limaj thërret konferencë urgjente për shtyp

kipi mbrojtës i kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tashmë e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, vendim ky që e shpall edhe një herë të pafajshëm Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, në lidhje me rastin “Kleçka”.

Në lidhje me këtë, sipas një njoftimi të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thërret konferencë urgjente për shtyp. Konferenca do të mbahet, sot, në orën 15:00, në selinë qendrore të NISMA për Kosovën, në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta