
Qytetarë fierakë janë befasuar nga një ngjarje e pazakontë. Një çift të sapomartuarish kanë dhënë shfaqje në rrugët e Fierit duke bërë kureshtarë qindra qytetarë.
Dhëndri me profesion ndërtues ka vendosur të marrë nusen me vinç.
Jo një po katër vinça të dekoruar parakaluan në rrugët e qytetit pasi ishte marrë leja përkatëse në komisariat.
Dhëndri vjen nga një familje ndërtuesish me profesion vinçier ndërsa marrja e nuses me këto mjete të rënda ishte edhe për të sjellë diçka ndryshe në ceremoninë tradicionale.
Disa muaj më parë një tjetër çift të sapomartuarish surprizuan me parakalimin e mauneve në qytet.