Familja Shaqiri: Nuk kemi para as për bukë! (Video)

Kjo shtëpi e vogël me vetëm një dhomë e një korridor në lagjen Teqe të Tetovës, strehon një familje 9 anëtarëshe, të cilët përballen me një sërë problemesh.

Kryefamiljari, Afrimi thekson se kjo shtëpi nuk është më për banim, sepse është shumë e vjetër, me të çara mureve, ndërsa nga çatia pikon brenda sa herë që bie shi.

Shenaje Shaqiri, zonja e shtëpisë rrëfen për Tv21 vështirësitë që hasë në rritjen e 5 fëmijëve dhe mbajtjen e dy prindërve të saj të cilët jo vetëm që lëngojnë nga sëmundjet por janë edhe të verbër. Ajo thotë se nuk e zë gjumi duke menduar se çfarë t’u bëjë fëmijëve për të ngrënë në mëngjes. Ajo lutet që të paktën të kenë një shtëpi dhe dy dhoma.

U larguam nga familja Shaqiri, duke i lënë të gjithë anëtarët e saj në vuajtje dhe varfëri, ndërsa na përcollën me shpresa se dikush do t’ua shtrijë dorën e ndihmës

Temat
LajmeRajon

Të afërta