Dega e Nismës në Viti që sot kaloi në VV, familjarë të Xhevat Bislimit

Të enjten që lamë pas, Lëvizja Vetëvendosje bëri me dije se radhëve të saj iu bashkuan dy anëtarë të Kryesisë Qendrore të Nismës për Kosovën, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti, të dy këta nga Vitia.

E ndërsa sot, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ia mori Nismës për Kosovën edhe degën e saj në Viti.

“Dega e Nismës në Viti iu bashkua Vetëvendosjes. Lëvizja po fuqizohet”, ka shkruar në njoftimin e saj VV-ja.

Por, Kohavisioni mëson se në mesin e të aderuarve nga Nisma në Vetëvendosje në Viti, janë bashkëshortja e Xhevat Bislimit, motra me burrin e vet, djali i Xhevatit dhe kushëriri i tij.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se kreu i degës së Nismës në Viti, Daut Xhemajli, vazhdon aktivitetin në Nisma.

vv13vv12

Temat
LajmeVend

Të afërta