Për herë të parë në protestën e opozitës intonohet himni i Kosovës

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë mbledhur mijëra qytetarë në një protestë që po e mbajnë në sheshet e Prishtinës.

E veçanta e kësaj proteste ishte intonimi i himnit të Kosovës, që gjë deri më tani nuk ka ndodhur asnjë herë më parë, raporton Indeksonline.

Në tri protestat e kaluara të cilat AAK e Nisma i organizuan bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje më 28 nëntor, 9 janar dhe 17 shkurt, nuk kishte ndodhur që në hapje të protestës të intonohet himni sic ndodhi edhe sot.

Kujtojmë se protestën e sotme nuk e ka mbështetur Vetëvendosje, e cila ishte më e vendosura kundër marrëveshjeve të qeverisë, për Demarkacionin kufitar me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta