Mustafa flet për kombëtaren shqiptare, nuk e komenton protestën e opozitës

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për protestën e sotme të opozitës, të mbajtur në sheshin “Skendebeu” në Prishtinë.
Mirëpo, ai në një status në “Facebook” ka folur për kombëtaren shqiptare.

Pas pranimit të Kosovës në disa organizata të njohura ndërkombëtare, Mustafa thotë se pret suksese nga kombëtarja shqiptare, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Këtë vit të mbarë në sport mund të na e bëjë edhe më madhështor një ngjarje në vijim.

Pas triumfit të Prishtinës në Ligën Ballkanike, dy medaljeve të arta të Majlindës në Rusi dhe Francë, medaljes së Bronztë të Norës, pranimit në UEFA dhe FIFA, unë besoj në paraqitje dinjitoze të Kombëtares Shqiptare në Euro 2016.

Pres shumë nga kombëtarja duke u bazuar në lidershipin e Lorik Canës, në reflekset e Etrit Berishës, në guximin e Taulant Xhakës, unitetin dhe aftësitë e krejt skuadrës si dhe strategjitë e De Biasit.

Temat
LajmeVend

Të afërta