Përfaqësuesit e dy subjekteve opozitare kanë arritur në sheshet kryesore të qytetit. Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pritet që së shpejti të jenë në shesh.
Në mesin e protestuesve ka edhe gra të moshuara të cilat me flamuj në dorë po protestojnë kundër vendimeve të Qeverisë.
Po ashtu në protestë kanë ardhur edhe burra të cilët në duar mbajnë harta ku shihen kufijtë mes Kosovës dhe Malit të Zi.