Vetëvendosje godet ashpër SHBA-të dhe BE-në (Video)

Pas akuzave të Konjufcës se krerët e PDK’së janë në krye të rrjetit të krimit të organizuar në Kosovë, i pyetur në intervistën “Saktë”se pse atëherë edhe ish kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, por edhe kryetari i tanishëm i kësaj partie, Kadri Veseli, kanë përkrahjen e njërit prej aleatëve më të fuqishëm të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

“Unë mendojë se politika e faktorëve të mëdhenj, gjeopolitikë, superfuqive qysh janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy prej fuqive më të mëdha botërore, këto për proceset e përgjithshme rajonale, kontinentale, evropiane, për ato është e rëndësishme t’i mbërrijnë ato parametrat e përgjithshme të proceseve për të cilat nuk çon peshë shumë korruptimi i një zyrtari politik të një vendi të vogël. Nuk është problem më i madh për ta korrupsioni në Kosovë. Problem për ta ndoshta do të ishte që Serbia ta mbërrijë brenda vitit 2020 integrimin evropian. Cka duhet? Duhet brenda vitit 2020 Serbia të futet në BE, ta shkëpusin nga Rusia, kjo është idea e tyre. Qysh shkëputet Serbia prej Rusisë – nëse i jepni diçka në Kosovë. Cka po don Serbia në Kosovë? Po e don një “Zajednicë”. Jepjani pra dhe le të kryhen këto marrëveshje më shpejtë. Kjo është mënyra e operimit e SHBA – ve dhe e Bashkimit Evropian. Kush e bën këtë? E bën Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. Po janë të korruptar pak. Që për Amerikën nuk çon ajo peshë, çon sa “miza në krah”, ka deklaruar Konjufca, raporton portali sakte.net

Ndërsa i pyetur se si mund të jetë kaq tolerante SHBA – ja, sipas Konjufcës, ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe ambasada e SHBA – ve mos të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje!, udhëheqësi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kjo ndodh për shkak se politkat dhe kërkesat e Vetëvendosjes janë të atilla që ata kurrë nuk do të paguanin asgjë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian./sakte.net

Temat
LajmeVend

Të afërta