Pse duhet të hamë një ëmbëlsirë në mëngjes?

Nga të gjitha metodat e humbjes së peshës- dieta e bebes,franceze, gëlltitjes së një shiriti- deri tani kjo është nga më tërheqëset: Hani një ëmbëlsirë për mëngjes.

“Hidhni sytë nga këto ushqime të shijshme që ndihmojnë në shkrirjen e kalorive”, shprehet Jessica Crandall, zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Ushqimi dhe Dietologjisë.

Nga një studim në universitetin e Tel Aviv-it u zbulua se ata që konsumojnë në mëngjes një ëmbëlsirë të pasur si me karbohidrate, ashtu edhe proteina kanë humbur më shumë kilogramë se ata të cilët e fillojnë ditën me një vakt me sasi të ulët karbohidratesh.

Pjesëmarrësit në studim të cilët konsumonin një çokollatë të vogël, një petull të ëmbël, një biskotë, ose një copë tortë-kanë treguar se ndihen më të ngopur dhe të kanë më pak dëshirë për të ngrënë gjatë ditës.

Në fund të studimi tetë-mujor, ata humbën mesatarisht 20.4 kilogramë, në krahasim me vetëm 4.9 kilogramë, për ata që iu nënshtruan një diete të ulët me karbohidrate./Indeksonline/

Temat
Shëndet

Të afërta