Përfaqësuesi turk: Pranojeni Kosovën, ndihmoni futbollin e Kosovës

Përfaqësuesi i FIFA-s, turku Sener Erzik, ka konfirmuar aplikacionin e Kosovës për pranim si dhe ka thënë fjalë të mëdha për futbollin e vendit tonë.

Erzik ka pasur fjalë të mëdha për Kosovën, duke thënë se është vend ku luhet futboll me të gjitha rregullat, por që ka vite që nuk është pranuar.

Pas pranimit në UEFA, ai ka konfirmuar aplikacionin që ka dërguar Kosova për pranim, ashtu siç e kërkon edhe Statuti i FIFA-s.

Erzik para përfaqësuesve të shteteve ka konfirmuar vizitën e FIFA-s me UEFA-n në Kosovë, takimin me presidentin, kryeministrin dhe inspektimin e gjendjes.

Sipas Erzik gjendja infrastrukturore e futbollit në Kosovë nuk është e mirë, për këtë ai ka kërkuar ndihmë.

“Kosova po luan futboll, ka kampionatet e të gjitha niveleve. Kosova ka nevojë për ndihmë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) duhet të ndihmohet nga FIFA. Kosova duhet të pranohet për të ndodhur kjo”, u shpreh Erzik në fjalimin e tij.

Temat
BotëSportVend

Të afërta