Një ditë para protestës, Haradinaj e Limaj i drejtohen qytetarëve

Dy partitë opozitare AAK e Nisma nesër pritet të mbajnë protestën e thirrur muaj më parë, protestë kjo e cila sipas tyre është cilësuar që do të jetë më e madhja e mbajtur ndonjëherë në Prishtinë.

E, kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë larg kësaj proteste, të dy liderët Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të mbajnë sot një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

“Kryetarët e dy partive të boshtit opozitar, AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot do të mbajnë konferencë shtypi. Konferenca mbahet përpara Teatrit Kombëtar në ora 14.00”, thuhet në njoftimin për media.

Temat
LajmeVend

Të afërta