Lady Gaga e vë në dyshim besimin fetar me këtë koment

Lady Gaga përfshihet në një konflikt me përfaqësues fetarë, të cilët menaxhojnë site-n Catholic-Link, ndër më të kërkuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket kristianizmit.

Gjithçka nisi në momentin kur kjo faqe publikoi një artikull të titulluar “Nga Lady Gaga te Steph Curry: 5 gjëra për t’u mbajtur mend kur personazhet publike shfaqin besimin e tyre”.

Autorja Becky Roach vinte në shënjestër VIP-at e Hollivudit, duke i akuzuar se shpërndajnë materiale nga Bibla në rrjetet sociale, citojnë e këndojnë muzikë të shenjtë, ndërkohë që kanë një stil jetese dukshëm larg vlerave kristiane të modestisë e pastërtisë.

Këto fjalë e kanë prekur jo pak Gaga-n, e cila shpesh pëlqen të ndajë me ndjekësit besimin e saj.

“E dashur Becky Roach, kujto se Maria Magdalena i ka larë këmbët Jezu Krishtit dhe ai e donte dhe e mbronte. Por siç të gjithë e dinë, Maria ishte një prostitutë. Një figurë e parë nga shoqëria me përçmim, sikur trupi i saj nuk ishte gjë tjetër veçse një kosh plehrash i meshkujve. Ama Jezusi e donte dhe nuk e gjykonte”, – ishin fjalët e këngëtares në një postim në Instagram.

“Ne nuk jemi thjesht VIP-a, jemi njerëz e mëkatarë, ama jetët tona nuk janë pa vlera. Përpara Zotit jemi të gjithë të barabartë”, – shkruan ajo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Catholic-Link, që për të zbutur situatën ka shkruar:
“Jemi të lumtur që Lady Gaga po përjeton një eksperiencë kaq të bukur falë besimit të krishterë”

auto_Screen-Shot-2016-05-10-at-18.36.471463122796

Temat
Showbiz

Të afërta