‘Kosova do t’i ftojë gjithë yjet’

‘Menjëherë pas Kampionatit Evropian shtabi teknik do të fillojë t’i ftojë yjet kosovarë që luajnë për shtetet tjera’, kështu ka thënë Muharrem Sahiti, ndihmësi i përzgjedhësit të Kosovës, Alebert Bunjaki.

Në një intervistë për RTK Live, ndihmës përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se menjëherë pas Kampionatit Evropian shtabi teknik do të fillojë t’i ftojë yjet kosovarë që luajnë për shtetet tjera.

Sipas Sahitit, Kosova do të mundohet ta kursejë maksimalisht Shqipërinë, por jo edhe vendet tjera që kanë futbollistë me prejardhje nga Kosova.

“Ndërsa, vendimin do ta marrin vetë lojtarët dhe ne do ta respektojmë çdo vendim të tyre”, ka thënë Sahiti.

“Ne e kemi menduar 11-shen e parë, 12, shen, 20-shen. Por, po e presim pranimin. Edhe pse nuk kemi qenë të pranuar, gjithmonë kemi punuar sikur të ishim pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Përfaqësuesja e ka krijuar një bosht. Sa u përket lojtarëve, ne edhe më herët kemi pasur kontakte e biseda direkte dhe indirekte me ta”, u shpreh Sahiti.

Temat
SportVend

Të afërta