Këtu mund ta ndiqni live Kongresin e FIFA’s (Video)

Procesi i ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar, i cili ka nisur qe shumë vjet, sipas të gjitha gjasave do të përfundojë sot.

Pas anëtarësimit në UEFA, edhe Kongresi i FIFA’s, i cili mblidhet sot në Meksikë, pritet ta pranojë Kosovën si anëtare të saj të re. Ky do të jetë fundi i një periudhe të tmerrshme për futbollin kosovar për ta nisur një epokë të re të ndritshme.

Të enjten në Meksikë i ka nisur punimet Kongresi i FIFA-s, ndërsa agjenda e punimeve do të vazhdojë edhe sot, kur në rend dite do të jetë edhe votimi për pranimin e Kosovës në shtëpinë e futbollit botëror.

Kosovës i nevojiten 105 vota, prej 209 anëtareve të FIFA’s, për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është shumë e bindur se do t’i marrë votat e nevojshme. Kjo pasi pengesën më të madhe në procesin e ndërkombëtarizimit e ka kaluar kur u bë anëtare e UEFA’s.

Numri një i FIFA’s, Gianni Infantino, duke folur në Kongresin e UEFA’s më 3 maj, u pati thënë delegatëve se nëse e pranojnë Kosovën, atëherë edhe FIFA mund ta bëjë të njëjtën gjë më 13 maj.

Nëse FIFA pranon Kosovën si anëtaren e saj më të re, atëherë përfaqësuesja jonë do të marrë pjesë në kualifikimet e “Botërorit 2018”, që nisin pas pak muajsh.

Temat
BotëSportVend

Të afërta