
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se nesër do të luajë ndeshjet e tij të fundit në ‘Parc des Princes’ me PSG-në.
Pas katër vjetëve qëndrimi me kampionin e Francës, ai thotë se kishte ardhur si mbret, ndërsa largohet si legjendë, transmeton Koha.net. Ibra ka qenë një nga më meritorët për sukseset e PSG-së në këto katër vjetët e fundit.
“Ndeshja me e fundit në Parc des Princes. Erdha si mbret, po largohem si legjendë”, ka shkruar 34 vjeçari në llogarinë e tij në Twitter.
Ibra nuk e ka konfirmuar se ku do ta vazhdojë karrierën, përderisa është i lidhur me një rikthim te Milano.
Ndeshjen e tij të fundit në Parc des Princes, e luan kundër skuadrës së Nantesit, pjesë e së cilës janë edhe Lorik Cana e Ermir Lenjani.