Fadil Vokrri do të bëjë diçka të veçantë në FIFA

Krahu i djathtë i Fadil Vokrrit, Agim Ademi, është shprehur shumë optimist për pranimin e Kosovës në FIFA.

Kongresi i FIFA’s është duke u mbajtur në Meksikë dhe deri tash ka arritur në Pikën 10. Kanë mbetur edhe pesë Pika, deri tek ajo e Kosovës, respektivisht Pika 15.1, ku edhe do të vendoset për pranimin e Kosovës në FIFA.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se sot kryetari Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës në mesin e vendeve tjera të pranuara në FIFA.

“Nuk besoj që do të ketë komplikime si në UEFA dhe jemi shumë optimist që gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet dhe do të pranohemi me të drejta të plota në FIFA”, deklaroi Ademi për RTK.

“Sot Fadil Vokrri do ta vendos flamurin e Kosovës në mesin e shteteve tjera të pranuara në FIFA”, shtoi ai.

Temat
BotëSportVend

Të afërta