Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar një protestë nga ora 14 në sheshet e Prishtinës.
Lidhur me këtë, Avni Arifi nga AAK-ja ka vlerësuar se pavarëëisht përpjekjeve të PDK, LDK e VV-së që mos të dilet në protestë, prapë ajo do të jetë masive.
Arifi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin në protestën e thirrur nga opozita;
Lexoni postimin e plotë të Arifit:
Fort zor i kanë dhënë strukturat e PDK, LDK e sidomos VV te elektorati i tyre që mos të dilet në protestë. Valla lehtë janë bo bashkë. Megjithatë, përkundër këtij presioni protesta do të jetë masive dhe paqësore. PROTESTO për të drejtat tua
Fjalët kyçe
Avni Arifi