Vushtrri:Sulmohet arsimtarja ,përfundon në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur para një ore në një shkollë në komunën e Vushtrrisë, ku një nxënës ka grushtuar arsimtaren.

Veriu.info njofton se në shkollën ‘Nazmi Zhegrova’ në Stanovc të poshtëm të Vushtrrisë, një nxënës i klasës së tetë, e ka goditur boks arsimtaren, e cila tashmë po trajtohet në QKUK për shkak të lëndimeve të marra.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info ka konfirmuar se policia është duke shkuar në këtë shkollë për shkak të një incidenti, por nuk ka qenë në gjendje të jep informata më të hollësishme për momentin.

Edhe drejtori i shkollës ‘Nazmi Zhegrova’, i kontaktuar nga Veriu.info nuk e ka mohuar rastin, por se ka thënë që nuk mund të flas për momentin, pasi që është i zënë.

Temat
LajmeVend

Të afërta