Totti do të fitojë 1.1 milion euro

Roma pritet ta zgjat kontratën me kapitenin Francesco Totti.

E ardhmja e kapitenit të Romas ka qenë në dyshim për disa javë pasi që marrëveshja e tij aktuale me klubin do të përfundonte gjatë verës.

Gazzetta dello Sport shkruan se James Pallotta do t’ia zgjas kontratën italianit gjatë muajit maj, kur edhe pritet të arrin në Itali presidenti romak, transmeton Telegrafi.

Totti do të fitojë 1.1 milion euro dhe do të ruaj të drejtat e imazhit që nuk janë të lidhura me Romën, ndërsa ato që lidhen me klubin, do të shkojnë në arkën e skuadrës së kryeqytetit italian.

Gjithashtu, raportohet se Tottit i është ofruar një marrëveshje shtatë-vjeçare si drejtor klubit.

Temat
BotëSport

Të afërta