Si të zgjoheni i kthjellët nga gjumi në 6 të mëngjesit

Kush zgjohet herët, i ka dy nafaka, thotë populli.

Mirëpo, të zgjuarit herët është njëra ndër detyrat më të vështira për t’i bërë në baza ditore. Gjëja më e vështirë në të zgjuarit nga gjumi herët, është krijimi i rutinës.

Business Insider, radhit disa rutinat që duhet t’i krijoni për të arritur që të zgjoheni pa problem çdo ditë në 06:00 të mëngjesit.

Vëreni për alarm, këngën tuaj të palestrës

Ne dëgjojmë muzikë të ndryshme, bazuar në disponimin apo në aktivitetin që jemi duke e bërë. Kur njerëzit lexojnë ose studiojnë, dëgjojnë më shumë muzikë klasike ndërsa, është muzika me të cilën vraponi ose keni aktivitet fizik që ju hedh në veprim në mëngjes.

Shmangeni opsionin “Snooze”

Nëse alarmi për zgjim nga gjumi ju irriton, edhe më mirë. Shmangeni opsionin “snoozing”.

Hani mëngjes

Nganjëherë qëllimi i vetëm kur të zgjoheni në mëngjes, është të bëheni gati e të dilni në kohë nga shtëpia. Mirëpo, nuk do t’ju bënte aspak keq të hanit mëngjes para se të dilnit nga shtëpia./GazetaExpress/

Temat
Shëndet

Të afërta