Përgatitjet e AAK-së për protestën e së shtunës (Foto)

Sekretari i AAK-së, Valon Tolaj përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se AAK ka filluar përgatitjet për protestën e 14 majit.

Në disa fotografi që i ka postuar nga Tolaj, shihen një numër i madh i flamujve të BE-së, SHBA-së, Kosovës dhe Shqipërisë të cilët do të përdorën në protestën e thirrur nga AAK e NISMA.

“Pergatitjet per 14 Maj. Ma te miret e Aleances..”

Protesta opozitës së ndarë e cila tani përfshin vetëm Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën sipas tyre do të mbahet për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Edhe liderët e këtyre partive, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ashtu edhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj u kanë për thirrej të gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin në mënyrë masovike protestën e 14 majit, ku sipas tyre pritet të jetë një protestë madhështore. /Indeksonline/

auto_13151669_10153759240639482_7278905094042448810_n1463077237

Temat
LajmeVend

Të afërta