Maqedoni: Protesta e “9 Majit” zgjerohet edhe në Zvicër

Madhështia e protestës së 9 Majit në Shkup, ku kishte mbi 30.mijë protestues sipas përllogaritjeve të fundit, e organizuar nga Këshilli Opozitar, ka frymëzuar edhe mërgatën shqiptare.

Kështu që, këtë të shtunë, në Zvicër mërgimtarët shqiptar, në mbështetje të protestës së 9 Majit dhe ditës D, edhe ata do të organizojnë një Marsh Protestues.

“Lëvizja BESA Zvicër ju fton të merrni pjesë në protestën dedikuar Ditës D, Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet, në përkrahje të Këshillit Opozitar, që do të mbahet në Helvetiaplatz. Me datë 14 Maj 2016, ora 18:00.
Këshilli Iniciativ i Lëvizjes BESA, Zvicër”, – thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, në këtë protestë do të marr pjesë si mysafir edhe anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Adnan Azizi si dhe Afrim Gashi, Sekretar Gjeneral i Lëvizjes dhe Shef Shtabi Zgjedhor.

Shpërndarja e fletushkave në Zvicër:

Temat
LajmeRajon

Të afërta